1. Home /
  2. Non-profit organisation /
  3. Bijte e Shqipes

Category



General Information

Locality: Philadelphia, Pennsylvania

Phone: +1 215-744-4625



Address: 5043 Torresdale Ave 19124 Philadelphia, PA, US

Website: www.bijteeshqipes.org/

Likes: 1394

Reviews

Add review

Facebook Blog



Bijte e Shqipes 03.11.2020

Me hidhërim të thellë e me lot për këtë humbje të parakohshme, njoftojmë ndarjen nga jeta të Ferdinand (Fredi) Xhema. Për të gjithë të afërmit dhe miqtë kjo humbje e shpejtë n'a pikëllon pa masë për atë çfarë vetë Fredi ynë përfaqëson. Betejën me sëmundjen e ligë ai nuk mundi ta fitoj por një betejë tjetër me te qenurit njeri I mirë dhe i drejtë ai e fitoi duke u larguar nga kjo jetë me r mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë që e njohën nga pranë. Shërbimet funerale do t...ë zhvillohen në: E Martë - ORA 10:00 AM - 12:00 PM Kirk & Nice Suburban Chapel 333 W County Line Rd, Huntingdon Valley, PA 19006 Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet në të njëjtën ditë, ORA 12:30 PM në: Sunset Memorial Park 333 W County Line Rd, Huntingdon Valley, PA 19006 Për shkak të rregullave të qytetit për COVID-19 jemi të detyruar të ndërpresim vizitat në shtëpi. Ju mirepresim në shtëpinë e funeralit ditën e martë.

Bijte e Shqipes 31.10.2020

Rifillon msimi n Shkolln Shqipe Gjuha Jon Philadelpha T dashur Prindr dhe nxns! Sic jeni njoftuar nepermjet bisedave telefonike apo mesazheve te bera nga mesueset e shkolles shqipe "Gjuha Jone" Philadelphia, diten e Diele me date 20 Shtator 2020 do te rifilloje mesimi i gjuhes se bukur shqipe. Orari i mesimit do te jete nga ora 10:00 AM -1:00 PM. Pr periudhn Shtator-Nntor 2020 do t zhvillohet program msimor q u ndrpre n mes n muajin Mars 2020. Pas ksaj p...eriudhe do t filloi viti I ri msimor. Mesimi do te zhvillohet nepermjet internetit (online) me platformen Google Classroom, e njejta platforme qe nxenesit zhvillojne mesimet ne shkollat e tyre. Keshilli drejtues i shoqates deshiron te falenderoj prinderit, nxenesit dhe mesueset per gadishmerine e treguar qe mesimi i gjuhes shqipe te vijoje me platformen online pamvaresisht veshtiresive qe paraqet kjo metode mesimdhenie. Nje falenderim i vecante deshirojme te bejme per: - Megan & Eldion Pajollari per ndihmen e dhene per sigurimin falas te kompjuterave (laptops) per mesueset e sholles shqipe. - Orela Suku per kontributin e saj ne pergatitjen (set -up) e platformes Google classroom si dhe trajnimin e mesueseve ne perdorimin e kesaj platforme. -Ermir Cenaj per ndihmen e tij ne instalimin e programeve tek kompjterat e dhuruar. Kerkojme bashkepunimin, perkushtimin e mirekuptimin te prinderve, nxenesve, mesueseve dhe stafit drejtues te shoqates ne menyre qe mesimi ne platformen google classroom te jete e suksesshme . Urime dhe suksese te dashur nxenes. Kryesia e Shoqats Bijt e Shqipes Philadelphia dhe Msueset e Shkolls Shqipe Gjuha Jon Philadelphia See more

Bijte e Shqipes 27.10.2020

Njoftim punesimi, Tommy's Pizza me adrese 465 East Girald Ave. Philadelphia PA 19125 po kerkon te punesoje nje guzhinjer. Te interesuarit te komunikojne ne numrin e telefonit 267-997-6208 per me shume informacion rreth orarit te punes e pageses. Shoqata "Bijte e Shqipes" Philadelphia falenderon te gjitha bisneset shqiptare qe mundesojne punesimin e anetareve te komunitetit shqiptare ketu ne Philadephia.

Bijte e Shqipes 19.10.2020

PUA - NJOFTIM Për të gjithë të vetëpunësuarit të cilët përfitojnë PUA së shpejti do të marrin një tjetër formë verifikimi (PIN) si dhe forma e përfitimit të kët...ij programi do të ndryshojë. 1) Në ditët në vijim shteti i Pennsylvania-s do ju kontaktoj elektronikisht duke ju dërguar përmes SMS nga numri "74036" një tjetër formë verifikimi PIN. Nëse ju nuk keni dhënë një numër celulari për të mundësuar marrjen e këtij PIN atëherë do t'ju dërgohet përmes email-it. Përsëri do të përdoret emri i përdoruesit si dhe fjalëkalimi i paracaktuar më parë nga vetë ju, ndërkohë si etapë e mëtejshme sigurie do të përdoret dhe forma e re ku ju do të aplikoni PIN të paracaktuar. 2) Një tjetër ndryshim I rëndësishëm që do të pësojë PUA: Të gjithë përfituesit që në javët e kaluara kanë marrë sasinë monetare në llogaritë personale bankare në formën e depozitës direkte, në ditët në vijim do të marrin përmes postës shtetërore "USPS" një "Debit Card" Nga "US BANK" . Çdo instruksion do të gjendet në këtë zarf për aktivizimin e kësaj karte. Kjo do të jetë dhe mënyra e re se si ju do të përfitoni PUA pasi shërbimi e Depozitës Direkte në llogaritë tuaja personale do të ndërpritet. Ju lutemi qëndroni në kontakt me ne për çdo ndryshim eventual, për t'u ardhur kështu sa më shpejt në ndihmë çdo lloj paqartësie. Vetë-obligimi ynë për t'i ardhur sa më pranë në ndihmë komunitetit në këtë kohë aspak normale jo vetëm ka patur vështirësitë e saja, por na ka dhuruar dhe ndjenjë gëzimi në punën tonë në një dimension dhe realitet tashmë të tjetërsuar. Duke shpresuar në kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate, AlbTravel ju uron më të mirat! Stafi i punës pranë AlbTravel

Bijte e Shqipes 13.10.2020

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT.

Bijte e Shqipes 25.09.2020

Shqipëri Etnike ****************** - ë ë Hermes - Piano & Arrangement ... Altjon Isai - Drum Fabjan Metkaj - El. Guitar Viktor Rushiti - Bass StrinGirls - Strings Doruntina Rexhepi - Çifteli See more

Bijte e Shqipes 15.09.2020

Te nderuar bashkatdhetar, Ne vijim te transparences per fondet financiare te grumbulluara per demet e shkaktuara nga termeti i dates 26 Nentor 2019 ne Shqiperi po ju informojme si me poshte vijon: Shuma totale e grumbulluar eshte $ 83,500. Kjo shume eshte arketur ne nje numer llogarie te vecante bankare qe shoqata ka hapur per kete qellim. Keshilli drejtues I shoqates, ne mbledhjen e saj te meparshme, ka marre vendim qe me keto fonde te blihen dy apartamente ose ndertohen dy ...shtepi per familjet e demtuara nga termeti. Perzgjedhja e familjeve qe do te strehohen ne keto apartamente/shtepi do te behet nga perfaqesues te shoqates sone. Familjet e perzgjedhura duhet te jene te rregjistruara ne listen e hartuar dhe miratuar nga organet e pushtetit lokal e qendror. Perfaqesues te kryesise se shoqates dhe anetare te saj do jene pranishem ne dorezimin e ketyre objekteve, familjeve te perzgjedhura. I gjithe procesi do te paqyrohet ne kanalet televizive, shtypin e shkuar si dhe ne rrjetin social. Puna ne kete drejtim ka nisur ne fund te muajit , por situata e krijuar me rastin e COVID 19 beri perzullimin e perkohshem te saj. Me ane te ketij njoftimi, deshirojme qe te veme ne dijeni te ketij procesi, te gjithe kontribuesit si dhe antaret e komunitetit tone, duke ju premtuar edhe njehere transparence deri ne fund, ashtu sic kemi vepruar edhe ne rastet e tjera fond mbledhese. Ju faleminderit per mirekuptimin ! See more

Bijte e Shqipes 28.08.2020

#rrineshtepi - Hermes and Friends #TeleALBA #jetoshqip

Bijte e Shqipes 10.08.2020

Përditësimi I fundit - 15 Prill 2020 Ditët e fundit kemi marrë shumë telefonata me pyetje në lidhje me "paketën stimuluese" që qeveria e SHBA aprovoi. Në këtë k...omunikim publik ne po shpjegojmë disa nga praktikat dhe mënyrën se si do të operohet. IRS është autorizuar tashmë me detyrën që të bëjë shpërndarjen e parave që i përket çdo individi apo familje sipas këtij ligji. IRS do të përdorë taksat e 2019 nqs i keni mbaruar ose ne të kundert do të përdorë taksat e 2018 për të llogaritur sasinë e parave qe i takojnë një individi apo familje. Këto para do ti marrë çdo njeri në bazë të të ardhurave, gjë që nuk ka të bëjë fare me faktin nëse individi apo familja do merrte para/mbrapa nga taksat apo do të kishte për të paguar. Individët do të marrin $1,200 (nqs kanë bërë me pak se $75,000 për person) dhe $2,400 për çift (nqs keni bërë më pak se 150,000 të ardhura të përbashkëta) si dhe $500 për çdo fëmijë nën moshën 16 vjeç. Për çiftet që kanë bërë më shumë se $150,000 në vit, stimuli do vije duke u zvogeluar (si p.sh. nqs ke bërë $160,000 merrë $1,900 për çift, $170,000 merrë $1,400 e me radhë). Për çiftet që kanë bërë mbi $199,999 stimuli është $0. Për individët shifrat e mësipërme perpjesëtohen në dy. IRS DO TË DËRGOJË PAGESAT AUTOMATIKISHT NË LLOGARITË BANKARE. Kjo gjë është shumë e rëndësishme: IRS do të dërgojë në llogaritë bankare paratë për të gjithë ata që kanë autorizuar në taksat e tyre depozitat direkte për vitet 2018 ose 2019. 15 Prill 2020 - PERDITESIM: Për të gjithe ata që nuk kanë autorizuar depozitat direkte me IRS, shumë tashmë ka ndërtuar një faqe online ku taksapaguesit mund të autorizojë dhe të dërgojë të dhënat bankare se ku mund të kryhet kjo depozitë. LINKU PËRKATËS: https://www.irs.gov/coronavirus/get-my-payment ÇFARË DUHET TË BËHET NGA TAKSAPAGUESIT? Të gjithë ata që nuk i kanë bërë taksat për minimalisht për vitin 2018 duhet ti bëjnë ato sa më shpejt 2 Prill 2020 - PËRDITËSIM: PËR ATA QË NUK KISHIN PËRSE TË RAPORTONIN TAKSA, DUKE PËRFSHIRË PENSIONISTËT QË MARRIN ÇEQE NGA SOCIAL SECURITY, IRS DO TË DEPOZITOJ TË NJËJTAT SASI MONETARE NË LLOGARITË BANKARE TË ÇDO QYTETARI. A DO TË DËRGOJË IRS ÇEQE ME POSTË? Siç shihet qartë IRS kërkon që të gjithë njerezit të kenë llogari bankare që të bëjë të mundur depozitat, në të kundërt mund të ekzistojë mundësia e dergimit të çekqeve. Taksapaguesit inkurajohen të zhvillojnë këtë proçedurë, ndërsa vetë IRS ka afat kohor deri në fund te vitit 2020 për të petmbyllur këtë paketë. Mbetet për të parë nëse do të ketë modalitete të tjera tekniko-praktike ku ne do t'ju informojmë në të ardhmen. Duke ju uruar më të mirën për këtë kohë aspak normale, AlbTravel ju inkurajon të jeni pjesë e faqes së saj zyrtare në Facebook për të marrë në kohë reale çdo informacion në lidhje me këtë paketë. Grupi I punës pranë AlbTravel. (Ky artikull do të përditësohet vazhdimisht në vartësi të çdo ndryshimi teknikaliteti operacional)

Bijte e Shqipes 27.07.2020

Njoftim, Te nderuar bashkeatdhtare, Keto jane dite te jashtezakonshme per te gjithe boten. Pandemia e COVID-19 po rremben jete njerezore. Edhe ketu ne Philadelphia e gjithe popullsia eshte udhezuar te qendroje ne shtepi. Me sa jemi te informuar deri me tani fatmiresisht nuk kemi asnje anetar te komunitetit tone te infektuar me COVID-19. Nga autoritetet vendore, jane urdheruar te gjithe kompanite e klasifikuar jo te domosdoshme per te operuar ne situaten e tanishme te mbyllin ...perkohesisht aktivitetin e tyre. Sherbimi shendetesor, supermarketet ushqimore, farmacite, bankat, policia etj. jane urdheruar te jene ne sherbim te komunitetit. Te gjithe restorantet/picerite jane urdheruar qe te ushtrojne aktivitetet e tyre duke u sherbyer klienteve te tyre vetem me porosi ku klienti sipas zgjedhjes mund te shkoje e ta marri ose te kerkoje qe porosine t’ja dergojne ne shtepi (pick-up or delivery). Shume restorante/piceri ne qytetin e Philadelpfias dhe periferi kane pronare shqiptare. Shoqata Bijte e Shqipes Philadelphia deshiron qe te ndihmoje restorantet e picerite me pronare shqiptare duke informuar anetaret e komunitetit tone nepermjet faqes sone ne Facebook per ushqimet qe ju sherbeni, adresen e biznesit tuaj, orarin e sherbimit, numrat e kontaktit dhe informacione te tjera qe ju deshironi te vendosni ne njoftimin tuaj. Theksojme qe ky sherbim eshte falas (pa pagese) Inkurajojme te gjithe anetaret e komunitetit tone qe ne rast se porosisin ushqimin e tyre ne restorante/piceri te shikojne me perparesi porositjen tyre nga ato me pronare shqiptare. Ne jemi prane jush per te kapercyer kete krize se bashku! Se bashku mundemi t’a mposhtim Covid-19. Ju Faleminderit.

Bijte e Shqipes 19.07.2020

Te nderuar prinder, Te nderuar bashkeatdhetare, Nisur nga situata e krijuar nga koronavirusi, udhezimet dhe rekomandimet e vazhdueshme te dhena nga autoritetet lokale e qendrore per shmangjen e organizimeve publike, keshilli drejtues I shoqates Bijte e Shqipes Philadelphia ka vendosur: - Te anulloje veprimtarine per diten e veres njoftuar per tu zhvilluar diten e Shtune, me date 14 Mars 2020. - Shkolla Shqipe Gjuha Jone Philadelphia nuk do te zhvilloje mesim diten e Diel...e, me date 15 Mars 2020. Shkolla shqipe do je jete e mbyllur deri ne nje njoftim te dyte. - Shoqata nuk do te zhvilloje asnje aktivitet tjeter publik deri ne nje njoftim te dyte. Inkurajojme te gjithe anetaret e komunitetit tone ne Philadelphia te marrin masat e nevojshme dhe te zbatojme me perpikmeri keshillat e dhena nga autoritet lokale e qendrore. Keshilli Drejtues I Shoqates

Bijte e Shqipes 14.07.2020

Shoqata "Bijte e shqipes" Philadelphia organizon festen e 7-8 Marsit, diten e Diele, me date 8 Mars 2020, ora 1-6 PM ne Cannstatter Volksfest-Verein Restaurant me adrese: 9130 Academy Rd, Philadelphia, PA 19114. DJ Lanti do te na argetoi me kenge e valle nga te gjitha trevat e vendit tone. Nxenesit e grupit artistik te Shkolles Shqipe "Gjuha Jone" Philadelphia do te prezantohen me kenge e recitime. Cmimi i biletes per te rritur eshte $50.00 dhe per femije $ 30.00. Ne cmimin e... biletes eshte perfshire ushqimi, pijet jo alkolike. Per bileta kontaktoni: Dritan Matraku 267-255-9114; Rudina Bani 215-600-6346; Haki Collaku 484-716-4641; Bujar Cela 215-715-0556: Eldion Pajollari 267-258-7336 Ju mirepresim!

Bijte e Shqipes 07.07.2020

Njoftim Punesimi: " Boiling Pot Restaurant me adrese: 319 Market Street, Philadelphia, PA 19106, ka nevoje dhe deshiron te punesoje nga komuniteti shqiptar, persona qe jane te interesuar ne pozicionin: (Prep/ Dishwasher) Pregatites/Pjatalares ... Per sqarime te metejshme Ju lutemi telefononi ne cel. 856-745-3094 Te nderuar bashkatdhetare! Sic mund ta keni vene re, ne Facebook-un e shoqates jane vendosur njoftime per punesime/bisnese te reja/kurse etj nga bisneset Shqiptare , gje e cila tregon rritjen nga koha ne kohe te tyre si dhe interesimin qe ata kane qe nepermjet punesimeve apo sherbimevete te ndihmojne ne radhe te pare njerezit tane, pjestar te komunitetit. Prandaj , ne sherbim te ketij qellimi, FB-ku i shoqates do te jete i hapur per te interesuarit ne cdo kohe.

Bijte e Shqipes 18.06.2020

Te dashur bashkatdhetar, Me rastin e 12 vjetorit te shpalljes se pavaresise se Kosoves, shoqata atdhetare-kulturore Bijte e Shqipes Philadelphia, me daten 15 shkurt 2020, diten e shtune ne oren 6 pm, organizon veprimtarine '12 Vjet Kosove e Pavarur". Nepermjet kumtesave , kujtimeve reale te atyre diteve te luftes per clirim dhe videove te ndryshme qe jane perzgjedhur, pjesemarresit do te perjetojne emocione dhe krenari njeheresh, per arritjen e shqiptareve si komb duke krij...uar shtetin e dyte shqiptar, ate te Kosoves. Ne fund te veprimtarise do te kete kokteil. Ju mirepresim te nderuar bashkombas, te kujtojme dhe festojme se bashku per shpalljen e pavaresise se Kosoves 12 vite me pare. Keshilli Drejtues i Shoqates